Duket se “mekanizmi” i batutave do ta ndjekë gjithnjë kryeministrin Rama i cili nuk i është ndarë as në këtë fushatë.
Ditën e sotme ai ka qenë në Vaun e Dejës për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv të grupmoshës mbi 70-vjeç.
Ndërkohë një i moshuar pati një mesazh elektoral për kryeministrin.
“Ai që nuk voton për ty mos i bëftë hajër vaksina”, tha i moshuari.
Duket se të moshuarit shqiptarë kanë mbetur akoma me batutat e kohës së shkuar, pasi i drejtohen liderit të partisë si një njeri me fuqi mbi të tjerët.