Kush është mjeku shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali, shkaktoi katwr viktima. Një autobus me fëmijë që po shkonin në ekskursion, u përplas me një ambulancë brenda tunelit Ca’ Gulino.

Një prej viktimave ishte me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për mjekun 40-vjeçar Sokol Hoxha, i cili studioi në Politeknikumin Marche dhe babai i një foshnjeje 4 muajshe.

Njoftimi:

“Në një mesazh prekës nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se: “Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën. Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”, raportojnë mediat italiane.

Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin, ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.

Po ashtu, 7 persona mbetën të lënduar nga aksidenti tragjik.

 


Shtuar 28.12.2023 12:38