Kush është mjeku që përplasi për vdekje gruan në aksin Gjirokastër-Tepelenë (EMRI)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50, një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, e quajtur si kthesa e fshatit Humelicë.

Sipas burimeve për A2 CNN, viktimë mbeti një grua të moshës 62-vjeçare, banuese në Tiranë. Një automjet i drejtuar nga një mjek në Spitalin e Gjirokastrës, Ermir Mahilaj, ka përplasur 62-vjeçaren duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se mjeti që përplasi gruan ka qenë brenda normave te shpejtësisë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:50 në aksin rrugor “Gjirokastër – Tepelenë”, në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.11.2024 07:20