Zv/ ndihmës sekretar amerikan i shtetit Gabriel Escobar po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë dy ditë përpara Kuvendit që ka thirrur Sali Berisha ditën e shtunë në “Air Albania” me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës.
Vizitën në Tiranë zyrtari i lartë amerikan e nisi me liderin e PD-së. Takimi që zgjati më shumë se një orë me kryedemokratin dhe kupolën drejtuese të PD-së u pasua me një bisedë të shkurtër kokë më kokë mes Escobarit dhe Bashës.
Por cfarë u bisedua në takim?
Një burim i tha gazetarit të “ABC” Juxhin Mustafaraj se Gabriel Escobar i tha Lulzim Bashës se “SHBA do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenët që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar me politikanë të korruptuar”. Pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, ky është hapi i radhës, i dyti që ndërmerr Amerika për të goditur korrupsionin.
Lëvizja amerikane është pjesë e një mbështetje të fortë për Ballkanin për ta çliruar nga korrupsioni. Dje ishte vendimi i fundit në lidhje me biznesmenët ku shënjestëroi grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç në veri të Kosovës.
Po në Shqipëri kush e ka radhën? /abcnews.al/