Kush do e marrë vulën? Ja ku po e pret Sali Berisha vendimin e gjykatës

Prej më shumë se dy rësh trupa e gjytarëve të Apelit është tërhequr për të marrë vendim se kujt i takon vula dhe tema e PD-së.

Kreu i PD, Sali Berisha para pak çastesh ka mbërritur në seli, dhe mesa duket do ta presë aty vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Grupi i Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.


Shtuar 3.03.2023 18:46