Kurti viziton Mitrovicën, shoqërohet nga ministri i Brendshëm (FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë ditën e sotme në Mitrovicën e Veriut.

Vizita e tij vjen pas tensioneve që kanë shoqëruar veriun e vendit muajve të fundit, që kulmuan me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Mësohet se Kuti është shoqëruar nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla gjatë vizitës së tij, ndërsa është takuar me policët që ndodhen në veri.

Kujtojmë që tre policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi u rrëmbyen ditën e 14 qershorit, teksa u liruan dy ditë më parë.

 

 


Shtuar 28.06.2023 18:44