Kurti uron muajin e Ramazanit: Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.

Përmes një postimi, Kurti u shpreh se agjërimi për besimtarin është një sfidë fizike dhe psikike dhe një shembull i sundimit të mendjes mbi trupin.

“Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike. Është shembulli i sundimit të mendjes mbi trupin. Është muaji kur stomaku i zbrazët, nga lindja deri në perëndimin e diellit, shoqërohet me shpirtin e ushqyer nga mirësia e mirësjellja, veprat e fjalët e mira, dashuria e paqja me njëri-tjetrin”, shkroi ndër të tjera Kurti në Facebook.

Sipas tij, edhe këtë vit Ramazani është në rrethana të rënduara të pandemisë teksa shtoi që solidaritetin dhe dashurinë mund ta shprehim më së miri duke ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Dashurinë dhe solidaritetin me tjetrin gjatë këtij muaji të bekuar, do të mund ta shprehim më së miri duke marrë përgjegjësi për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të më të dashurve tanë nga virusi i rrezikshëm. Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi”, shkroi ndër të tjera ai./


Shtuar 12.04.2021 21:50