Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar lajmin e lirimit të tre policëve në Veri të Kosovës. Përmes një postimi në Tëitter Kurti thotë se rrëmbim i tyre konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut për të cilën Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan Kurti.
Tre policët që u rrëmbyen në veri nga forcat serbe janë liruar ditën e sotme. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovë. Ditën e sotme, në orën 09:30 ata dolën para Gjykatës në Kralevë.
Sipas Kurtit e Sveçlës, policët janë rrëmbyer nga ushtria serbe. Ata janë vizituar nga familjarët e tyre të premten, ndërsa njërit prej tyre i janë siguruar edhe barnat. Para disa ditësh, në një konferencë për media, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, kanë shpalosur detaje për vizitën e ambasadorit Jetishi te tre policët kufitarë. Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe
“Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer.
Përveç institucioneve të Kosovës, lirimin e tyre e kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare./Albeu.com/