Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.
Kurti ka publikuar disa fotografi të armëve që i përkisnin grupit terrorist të cilat i konfiskoi Policia e Kosovës.
Kështu, Kurti thotë se kjo nuk lë vend për dyshime që Serbia e ka mbështetur këtë grup.
”Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara nga Policia e Kosovës. Operacioni antiterror i pas sulmit të djeshëm – nuk lini vend për dyshime: Autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Si pasojë e sulmit terrorist, të dielën një polic i Kosovës është vrarë. Ai është varrosur të hënën duke e pasur gradën e heroit të Kosovës.
These military-grade arms & equipment—seized in @Kosovo_Police‘s anti-terror operation after yesterday’s attack—leave no room for doubt: The perpetrators acted not alone but w/ state backing. Serbia must be held fully accountable for sponsoring terrorist violence on ?? territory. pic.twitter.com/hbFHiV1rMe
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2023