Kurti pas liberalizimit të vizave: Lajm i mirë për Kosovën, një hap më pranë BE-së

Albin Kurti e ka cilësuar një lajm të mirë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter ai tha se një vendim i tillë i sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian.

Kurti falënderoi eurodeputetët për mbështetjen e tyre.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre.

Parlamenti Evropian miratoi këtë të martë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe është miratuar akti i propozuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola./Albeu.com/

 

 


Shtuar 18.04.2023 14:52