Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se e ka marrë një vendim për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, raporton Gazeta Express.
Kurti tha se me vendimin e tij, organet e administratës shtetërore obligohen ta zbatojnë këtë.
“Lidhur me punësimin, sot kam marrë vendim që i obligon organet e administratës shtetërore që gjatë vitit 2022 t’i plotësojnë kuotën për punësimin e personave me aftësi të kufizuar”, tha ai.
Kurti njoftoi se ky vendim ka hyrë në fuqi që sot./albeu.com/