Kurti letër OSBE-së: Serbia të propozojë marrëveshje që t’i mundësohet komunitetit serb në Kosovë të votojë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se me Serbinë duhet të ketë një marrëveshje të veçantë që t’i mundësohet komunitetit serb në Kosovë të merr pjesë në zgjedhjet e Serbisë.

Në letrën drejtuar shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michale Davenport, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar, bazuar në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me të njëjtën, dhe në lidhje me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet që qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në letrën e Kurtit të siguruar nga KOHA.

Sipas kryeministrit, me këto kushte Serbia duhet të negociojë një marrëveshje me Kosovën, e siç ka thënë Kurti, do të zbatohej edhe detyrimi i Marrëveshjes Bazë “për kontribuim në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në bazë të të drejtave të barabarta”.

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju tërheq vëmendjen edhe në kornizën e re ligjore, e cila është ndërtuar mbi praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Lidhur me të njëjtën, dhe në lidhje me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet që qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë e tillë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtet i barabartë, në përputhje me nenin 2 të Marrëveshjes Bazë të arritur sivjet mes Kosovës dhe Serbisë. Me këto kushte inkurajojmë Serbinë që të negociojë një marrëveshje të tillë speciale me Republikën e Kosovës, duke zbatuar në këtë mënyrë edhe një detyrim tjetër të Marrëveshjes Bazë: të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në bazë të të drejtave të barabarta dhe respektit reciprok të të drejtat e votuesve jashtë vendit”, thuhet në letrën e plotë.

Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti.


Shtuar 19.11.2023 15:38