Kurti: Kam vizë për SHBA, mund të nisem nesër

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sonte se ka vizë për SHBA dhe mund të niset që nesër, ndërsa i ka quajtur gënjeshtra raportimet se atij i është refuzuar viza për SHBA.

Kurti ka thënë në emisionin “Desku” se ka një zell të madh për gënjeshtra në drejtim të tij dhe Qeverisë dhe se është bërë e vështirë t’i demantosh ato.

Të lidhura

None found

“Unë kam vizë për SHBA, mund të nisem nesër, por nuk ka asgjë të vërtetë aty. Jetojmë në kohëra të vështira, është bërë shumë e mundimshme të demantosh secilën gënjeshtër. Zelli i të tjerëve që të gënjejnë për neve nuk mund të ketë si përgjigje zellin tim për të demantuar”, tha Kurti, duke shtuar se vizita e tij është duke u përgatitur për vitin e ardhshëm. /albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 21:56

Tags: , ,