“Kurrë!” Kur Rama betohej se sdo të ngrihej asnjë kamp refugjatësh në Shqipëri (VIDEO)

Nënshkrimi i marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Georgia Meloni, ishte lajmi që shkundi edhe njëherë opinionin publik.

Ngritja e dy kampeve në Gjadër dhe Shëngjin, ër të strehuar emigrantët që duan të hyjnë ilegalisht në Itali, deri sa të marrin azilin në shtetin italian, bëri që të nisin “protestat” në rrjetet sociale.

Vetë kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama pas nënshkrimit të marrëveshjes deklaroi se kjo ëhstë një ndihmë që Shqipëria i jep Italisë, duke i kthyer ndrin që na ka bërë gjatë kohës që hapi kufijtë për të pranuar shqiptarët.

Por vetëm pak kohë më parë kryeministri Edi Rama deklaronte se Shqipëria nuk do të bëhej kurrë kamp emigrantësh.

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Siç edhe e dëgjoni në videon e mësipërme kryeministri Edi Rama thotë me zë dhe figurë se: “Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë”.

Por mesa duket që nga ajo kohë e deri në gusht kur Rama e Meloni bënin plazh në Vlorë shumë gjëra mesa duket kanë ndryshuar.


Shtuar 6.11.2023 21:28