Kjo është efektivja e policisë që vrau veten me armën e shërbimit në Tiranë (FOTO)

Aldorjana Loshi është efektivja e policisë e komisariatit nr.5 në Kamëz 21-vjeçare, që vrau veten sot me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme ku Loshi dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri brenda banesës së saj në rrugën “Ali Demi”.

Mësohet se kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë. Pas telefonatës së fqinjëve policia ka shkuar në banesën e efektives në të cilën ajo jetonte e vetme dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të shqyer derën. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar 24.05.2024 20:35