“Kurorëzimi i kryepeshkopit të ri serb”, këndohet: Tradhëtia e Abazoviç ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Mali i Zi u përfshi nga protestat e dhunshme këto dy ditë pas kurorëzimit  të kreut të ri të Kishës Serbe.

Megjithatë përpjekjet e tyre ishin të kota, pasi si Patriarku i 46-të i Kishës serbe, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës. Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç tha se ngjarjet në Cetinje janë një përpjekje për veprime terroriste dhe porositësit dhe organizatorët janë udhëheqja më e lartë e Partisë Demokratike të Socialistëve në bashkëpunim me grupet e organizuara kriminale. Krah tij ka qenë edhe shqiptari Dritan Abazoviç, partner në krijimin e qeverisë dhe zëvendës i kryeministrit malazez.

Prezenca e këtij të fundit ka ngjallur shumë reagime të forta nga shqiptarët e të gjithë trevave, pasi Abazoviç është parë duke konsumuar edhe një “kafe” me krerët e Kishës serbe, ndërkohë që brenda Manastirit në Cetinje po këndohej “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Qeveria e re kishte kundër presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç nga Partia Demokratike e Socialistëve, i cili gjithashtu iu bashkua protestës së qytetarëve, por bëri thirrje për qetësi dhe paqe.

Si filloi përplasja mes dy kishave?

Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën ndikimin e Kishës Autoqefale serbe, e prej kohësh synon pavarësinë prej saj. Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi, është pikërisht vendi ku “kryqëzohen” të dyja.

Në 30 vjetët e fundit, festat fetare në atë qytet, shënohen në praninë e forcave të shumta policore, pasi përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj malazeze jo-kanonike festojnë të ndarë.

Kisha Ortodokse Serbe ka mbështetjen e një pjese të elitës politike në Mal të Zi dhe pretendon pronësinë e shumë kishave dhe manastireve, të cilat i konsideron si të vetat. Në mbështetje ka edhe qeverinë e re, e cila pas zgjedhjes ka ndryshuar ligjin duke lënë pronat të gjitha në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi./albeu.com


Shtuar 5.09.2021 17:09