Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në përfundimit të Samitit BE-Ballkani perëndimor, se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë bërë progres.
I pyetur nga gazetarja se kur Shqipëria do të jetë pjesë e BE, Michel tha se jemi në rrugën e duhur, pasi tashmë janë zhbllokuar të gjitha bllokimet që ishin vendosur me pa të drejtë.
“Para disa muajsh ishim në Bruksel, ju e mbani mend konferencën e shtypit të Ramës, në Bruksel pati një reagim falë mbledhjes së Brukselit me vullnetin e plotë nga të dyja anët për të zhbllokuar atë që ishte bllokuar. Lista e krijuar nuk ishte një listë qëllimesh por listë projektesh, që janë frut i shkëmbimit që kemi patur me Ramën para fillimit të luftës, i cili më tha nuk duhet pritur fundi, por vendet tona të kuptojmë përfitimet ende pa mbaruar procesi. Kur flasim për Universitetet, çështjet e sigurisë, janë çështje jashtëzakonisht konkrete. Jemi të lumtur që jemi në Tiranë do të vijmë shepsh në Tiranë dhe Edi në Bruksel për të punuar bashkë”, tha Michel.