Aktori i njohur, Florian Binaj, gjatë fjalës së tij në protestën kundër rritjes së çmimeve ka shpërthyer ndaj qeverisë dhe politikës.
“Nga suksesi i protestës në vend që të heqë taksat që ne kërkojmë të hiqen nga nafta, ka nxjerrë në fushë-betejë patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë dhe servilët që hedhin vrerë në këtë protestë a thua se të gjithë ju keni ardhur për t’u bërë president e kryeministra. E kemi edhe presidentin dhe kryeministrin që mos e paçim. Kemi ardhur për të bërë që populli të jetë në gjende të hajë bukë. Ata që bëjnë patronazhistët të mos hanë më m*t. Edhe një gjë për qeverinë. Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh nga cila anë do flesh?”, ka thënë ai./albeu.com