Futbollisti më i spitaktur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake UP”.
Ndër të tjera, ai foli për nisjen e karrierës, të qenit pjesë e Kombëtares dhe krenarinë për pjesëmarrjen në Euro2024. Por, nuk mundi t’i shpëtonte dot as pyetjeve për jetën personale.
Jo më kot, pasi vetëm disa orë më parë ai ngacmoi publikun me një foto në InstaStory, ku tregonte këmbët e një vajze me të cilën ishte ulur pranë (partnerja).
Ndaj, moderatorja e pyeti troç kur do të kemi një dasmë prej tij, pasi siç e do “tradita”, futbollistët martohen herët që të ndjekin më pas të qetë karrierën.
“Jam gati për martesë. Duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak”, ka thënë futbollisti.