Kur do nisin protestat? Paralajmëron Berisha: Do ketë revolta të fuqishme, do ketë greva dhe mosbindje civile

Sali Berisha: PD do bëjë gjithçka që kjo vjeshtë të jetë e revoltave paqësore, protestave të qytetarëve për të kthyer vendin në normalitet.

Ne jemi të gatshëm, pakënaqësia dhe revolta tek qytetarët është e lartë. Pritshmëria e tyre është shumë e lartë.

Ato do ndodhin fuqishëm, po punohet.

Të hënën është mbledhja e Këshillit Kombëtar, do miratohet kodi i primareve dhe sigurisht do jepet edhe alarmi dhe udhëzimi për fillimin e protestave dhe grevave.

Shtuar 23.09.2022 13:08