Gjendet e pajetë brenda hotelit turistja polake në Kavajë, reagon policia

Foto ilustruese

Një ngjarje ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë ku një turiste polake është gjetur pa shenja jete brenda në hotel.

Shtetasja me iniciale M.G 48 vjeçe, ishte akomoduar në hotel së bashku me bashkëshortin e saj.

Dyshohet se shtetasja ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftim policie

Më datë 23.09.2022, ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë, shtetasja polake M. G., 48 vjeçe, e cila ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com