Kuqezinjtë e “vegjël” përmbysin ndeshjen me Rumaninë dhe rrëmbejnë vendin e parë në grup, shijoni supergolat e shqiponjave (VIDEO)

Shqipëria U-21 ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe, teksa ka mundur me shifrat 3-2 me përmbysje ekipin e Rumanisë në “Elbasan Arena”.

Fitorja në Armeni në ndeshjen e parë vinte kuqezinjtë në pozita mjaft interesante në grup dhe skuadra e drejtuar nga Bushi ka konfirmuar potencialin e saj pikërisht përballë pretendentëve kryesorë për kualifikimin.

Edhe pse u goditën nga dy gola të shpejtë në fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë reaguan dhe me anë të Kristian Shpendit, Berishës dhe Pajazitit plotësuan një përmbysje të jashtëzakonshme për të marrë tri pikët e radhës duke qenë të vetëm në kreun e grupit me pikë të plota.


Shtuar 12.09.2023 21:04