Sistemi i mbrojtjes raketore “Iron Dome” (Kupola e Hekurt) në Izrael, ka arritur një shkallë suksesi prej 97 për qind në kapjen e raketave që godasin vendin.
Lajmin e bënë të ditur forcat Mbrojtëse të Izraelit të dielën, pas breshërive pothuajse pa ndalim të nisura nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez që nga e premtja.
Lajmi u bë i ditur nga botimi vendas “The Times of Israel”.
Të dhënat e mëngjesit të së hënës, tregojnë numrin e raketave dhe mortajave të lëshuara në drejtim të Izraelit që nga mbrëmja e së premtes në 1 mijë e 100.
“Iron Dome”, i cili përdoret kur predha në hyrje drejtohet drejt zonave të populluara, kapi 380 prej tyre.
Me afërsisht 97 për qind normë suksesi – kjo ishte shifra më e lartë ndonjëherë e sistemit të mbrojtjes izraelite.
Përveç kësaj, 200 predha ranë dhe u ulën në Rripin e Gazës.
IDF-ja beson se janë 35 të vrarë në Gaza, 11 prej tyre të papërfshirë dhe 16 viktima të tjera të papërfshira nga raketat e dështuara.
Shkalla e kapjeve shënon një përmirësim të vazhdueshëm që kur “Iron Dome”, i vendosur për herë të parë në vitin 2011, u përball me provën e parë të madhe gjatë Operacionit të Shtyllës së Mbrojtjes të IDF-së në vitin 2012, kur arriti të rrëzonte 75 për qind të predhave në hyrje në të cilat ishte drejtuar.
Kjo normë u rrit në 80 për qind shkallë suksesi gjatë Operacionit Protective Edge në 2014, dhe 90 për qind gjatë Operacionit Guardian of the ëalls të vitit të kaluar, tha IDF.