KUPA/ Nuk mjafton dëshira e “bluve”, Skëndërbeu mposht lehtësisht Dinamon (VIDEO)

Skëndërbeu ka mposhtur pa problem Dinamon duke kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Selma Stermasi”, ekipi i kryeqytiti përtej dëshirës ishte lehtësisht i kalueshëm nga ekipi korçar i cili fitoi me rezultatin e përgjithshëm, 3-1.

Në minutën e 21’ Mensah zhbllokon rezultatin, ndërsa dyfishimi erdhi 120 sekonda nga fundi i pjesës së parë me anë të Elvi Berishës.

Në fraksionin e dytë të lojës, ishte Belajdi Pusi i cili shënoi golin e 3-të për “Ujqërit e Dëborës”, kurse golin e vetëm për Dinamon e realizoi Ëelber (63’)

Skënderbeu po lufton për mbijetesë, por Kupa e Shqipërisë mbetet një objektiv real për Skënderbeun duke parë paraqitjen e ditës së sotme ndaj kryeqytetasve./albeu.com/




Shtuar 17.03.2021 15:30