COVID-19 i merr jetën biznesmenit të ri nga Vlora

Ka humbur betejën me koronavirusin një tjetër i ri nga qyteti i Vlorës. Pas një muaji në intubim në, biznesmeni i njohur Lorenc Gavaniha ndërruar jetë.

Mësohet se Gavani po kurohej që prej fundit të muajit janar në kryeqytet, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Mbrëmjen e djeshme Gavani ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Po ditën e sotme, është raportuar se koronavirusi nuk i ka kursyer jetën as 31 vjeçarit, Myrtezan Memushaj nga Vlora i cili ka ndërruar jetë mbrëmë në Turqi.

Memushaj ishte shtruar në kryeqytet prej më shumë se një muaj ndërsa 4 ditët e fundit pasi gjendja iu rëndua u nis për në Turqi.


Shtuar 17.03.2021 15:30