Pro apo kundër bashkimit me Shqipërinë? Përgjigjet Vjosa Osmani

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani,  gjatë një interviste për BBC, nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të votonte pro bashkimit kombëtar me Shqipërinë, po t’i jepej mundësia.

Osmani tha se nuk mund t’i përgjigjej një pyetjeje të tillë sepse me Kushtetutën e tanishme të Kosovës është e pamundur mbajtja e referendumeve të tilla.

“Kjo s’është pyetje që do t’i përgjigjem sepse me Kushtetutën tonë s’mund të ketë referendume të tilla. Kushtetuta është e qartë dhe kjo është Kushtetutë në të cilën unë besoj. Nëse ajo ndryshohet edhe pse mundësitë për ndryshim janë tejet të vogla, nëse ajo ndryshohet, dhe ajo mund të ndodhë në disa dekada, në atë kontekst politik do të isha në gjendje të përgjigjesha. Në situatën aktuale, sigurisht dhe fundamentalisht besoj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përgjigja ime është Kosova është këtu për të qëndruar dhe përgjithmonë”, ka thënë ajo.


Shtuar 17.03.2021 15:18