Kundravajtje në rrugë, gjobiten 33 këmbësorë në Tetovë

Sot, nga ora 09.00 deri në 12:00 në zonën e SPB Tetovë është zhvilluar aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët në komunikacion, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 33 kundërvajtje (TE).

Shumica e kundërvajtjeve kanë të bëjnë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të këmbësorëve dhe mosrespektimin e sinjalistikës së trafikut që rregullon kalimin. Për kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të thirren në të ashtuquajturin udhëzim trafiku, si dhe janë sanksionuar edhe 2 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore.

SPB Tetovë sërish me apel për këmbësorët që të mos kalojnë rrugët ku do të arrijnë dhe të respektojnë plotësisht semaforët ekzistues dhe sinjalizimet tjera, veçanërisht në udhëkryqe. Gjithashtu, udhëzohen që të mos qëndrojnë në rrugë pa nevojë, por edhe të kenë kujdes se si lëvizin në rrugët ku nuk ka trotuare. Për arsye se në këtë mënyrë ata do të kontribuojnë drejtpërdrejt për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.


Shtuar 15.02.2022 15:19