Një 27-vjeçar ja rënë në pranga në Fushë-Thumanë, pasi kishte kultivuar lëndë narkotike.
Policia gjeti dhe asgjësoi bimë narkotike në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë, dhe Burrnesh.
Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi R. K., pasi ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë operacioni policor i koduar “Ëater gate”.
Kishte kultivuar 305 bimë narkotike në 3 vende të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar.
Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.
Asgjësohen bimët narkotike që u gjetën të gjetura të kultivuara.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ëater gate”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Fushë-Thumanë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., banues në Fushë-Thumanë.
27-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë, dhe Burrnesh, ndërsa shtetasi R. K., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.