“Kullota është e imja, do bëjë vetëgjyqësi”, “plas” sherri mes 4 personave në Delvinë

Një konflikt mes katër personave ka ndodhur në Delvinë dhe shkak për këtë gjë janë bërë kullotat për bagëtitë.

Raportohet se policia ka vendosur nën hetim dy persona të cilët akuzohen për “kanosje” dhe “vetëgjyqësi”.

“M., 66 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë, dhe  M. O., 38 vjeç, banues në Plashnik, Berat, në vendet e quajtura “Maja e Pirë” dhe “Lugu i Konjakut” , Delvinë, kanë kanosur me fjalë dhe kanë mbajtur me forcë kullotën e E. Ç. dhe F. Gj.”, njofton Policia./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 12:01