“Ruani vajzat nga Likja”, Meta-Ramës: Dihet si i ke marrëdhëniet me femrat

Ditën e djeshme, kryeministri i vendit Edi Rama bëri një postim në rrjetin social Facebook ku ndër të tjera shkruante “Ruani vajzat nga Likja”.

Kësaj deklarate Meta i është përgjigjur ditën e sotme, ku thotë se ai nuk i prek me dorë gazetaret.

Po ashtu shtoi, se dihet se si Rama i ka marrëdhëniet me femrat.

“Vjosa është pasuri kombëtare për kontinentin tonë. Jemi ende në kohë për të parandaluar çdo dëmtim tjetër që do ishte I pariparueshëm dhe dëmtonte një pasuri që do e trashëgojnë gjeneratat që do vijnë. Se çfarë përmban plani për mbrojtjen e votës do njiheni në ditët në vijim.

Çdo shqiptar është dakord me presidentin që nuk duhet të vihet më dorë në votën e tyre. Prandaj jemi në këtë situate të rëndë duke udhëhequr në nivel botërore për shkak se niveli i lirisë së zgjedhjes është katandisur në këtë situatë. Është një kusht nga BE për negociatat. Të gjithë t’i mbajnë larg duart nga votat e shqiptarëve. Të bëjnë një fushatë europiane. Është gjë pozitive që përveç forcave politike, kemi mundësinë të shprehemi për kandidatët.

Në kuvend duhet njerëz me integritet. Nuk është ankuar ndonjë gazetare për prekje me dorë nga Ilir Meta. Ju e dini sa i durueshëm ka qenë me të gjitha ju. Ju e dini kush bën presione ndaj gazetarëve të cilët i bëjnë pyetje që nuk kanë kaluar nga zyrat e propagandës. Mund të kemi vend për përmirësime, por kur rekomandime të tilla vijnë nga një person që dihet si është sjellë është qesharake dhe përpjekje për hequr vëmendjen nga plani për të vënë dorë mbi zgjedhjet. Kjo histori ka marrë fund në Shqipëri. Nuk ka sondazh të blerë dhe plan djallëzor që të deformojë vullnetin e shqiptarëve”, tha Meta.


Shtuar 17.03.2021 12:28