Bujar Asqeriu takon Bashën, flet për dy “plagët” që ka në zemër nga qeveria (VIDEO)

Ditën e sotme në Vlorë, kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar edhe aktorin e njohur Bujar Asqeriun dhe dy nga grupi i Parodistëve të Vlorës.

Teksa Basha ka premtuar se do të mbështesë artistët dhe të drejtën e tyre, aktori Asqeriu ka thënë se populli shqiptar meriton më të mirën ai është i zhgënjyer nga politika.

Ndër të tjera ai ka theksuar se shqiptarët të zgjedhin mes sundimtarit dhe shërbestarit. “Me vullnetin që me votën e tyre të vendosin fatin e tyre. Të zgjedhin mes sundimtarit dhe shërbestarit. Në Shqipëri duhet të jetë populli zot i arit, detit dhe tokës, dhe ai që do të zgjidhet të jetë në shërbim të këtij populli, që është shumë i zhgënjyer nga politika. Dua që çdo shqiptar ta shikoj të lumtur. Tashmë në Tiranë është shkatërruar Teatri, duhet ta çoni teatrin aty ku ishte dhe siç ishte. Ato kanë një urrejtje ndaj artistëve”, ka thënë Asqeriu.

Ndërkohë Basha ka deklaruar se do të mbështesë mirëqenien e artistëve shqiptarë që të jenë me të barabartë me të gjithë artistët në rajon.

“Respekti që ka Vlora dhe Shqipëria për ty ka kuptuar se në jetën tënde artistike, ku ke lartësuar në piedestal figurat më të njohura historike të vendi tonë. Duke lartësuar figurat historike që nuk jetojnë më. Unë jam zotuar dhe do e bëj teatrin ku dhe siç ishte. Një komb pa artistë është pa shpirt. Është e tmerrshme që nuk është gjetur koha për artistët. Një nga gjërat e para që do të ndryshoj është se për artin dhe kulturën do të kenë të njëjtin trajtim në rajon. Nuk ka artist në rajon që është i nëpërkëmbur”, ka thënë Basha.

Bujar Asqeriu: Çdo njeriu duhet t’i ndërtojë me djersën e ballit, dua të shoh çdo shqiptar të pasur, të qeshur të lumtur dhe zot të familjes së tij, të pronës së tij

Lulzim Basha: Ky respekt vjen nga shkrirjet në mendjet e njerëzve, ku roli që ke luajtur si artist dhe personit tënd. Njerëzit me personat që nuk jetojnë më, e mishërojnë nëpërmjet artistëve.

Bujar Asqiriu: Artistët janë të pakënaqur nga politika, sepse i ka anashkaluar, edhe një teatër e rrafshuan. Tirana është pa teatër, kërkesa e BE thotë që për 100 mijë banorë duhet të ketë një tetarë, edhe atë që kishim e shkatërruan. Kërkojmë të ktheni teatrin aty ku ishte?

Lulzim Basha: Është zotimi im, aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Bujar Asqeriu: Hajde prish një kishë dhe xhami, nuk e bën dot. Ata kanë dhe urrejtje për artistët.

Lulzim Basha: Ata e kanë bërë nga kompleksi që ka për artin dhe artistët. Minimumi që ky vjet ka detyrim është vlerësimi për ju. Një komb pa artistë, është një komb pa shpirt. Është e tmerrshme që nuk kanë gjetur kohën dhe respektin për artistët sepse paratë janë. Unë ju jap fjalën që kjo do të jetë një nga gjërat e para që do të ndryshojë. Artistët që kanë dhënë jetën për artin dhe kulturën do të kenë vlerësimin si në rajon.

Bujar Asqeriu: Kam dëgjuar me vëmendje planin tuaj për ekonominë, por shqiptarët duhet të jenë të qartë që nesër të gjithë ata që kanë vënë dorë mbi pronën publike dhe kanë mbushur xhepat, të gjithë të shkojnë përpara ligjit, vetëm atëherë ky popull do të bindet që ka drejtësi. Ndryshe nuk bëhet ky vend.

Lulzim Basha: Të garantoj që investimi ynë i parë është pavarësia e drejtësisë, duke bërë reformë të vërtetë dhe jo fallso. Pa luftuar korrupsionin Shqipëria nuk bën dot përpara, për këtë keni premtimin tim të hekurt dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Të gjithë do të përplasen me ligjin, prandaj dhe 25 prilli është një garanci më shumë.

Bujar Asqeriu: Kam dhe një plagë në zemrën time, të parën e kam për naftëtarët, të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi dhe sot treten, dobësohen dhe nuk jetojnë as me shtëpia të mira, as me jetesë të mirë. Cinizmi që dil nga greva dhe më takoni mua është cinizëm dhe urrejtje njerëzore. Nuk mund të jesh drejtues i një shteti pa dashur shqiptarin, vetëm me dashuri fitohet beteja. Pagat për ta duhet të jenë dinjitoze dhe minatorët e Bulqizës që jetojnë në kushte të mjerueshme, këto janë plagët e mia.

Lulzim Basha: E drejtë, është zotimi im që do të kujesem për këtë kategori.

 


Shtuar 17.03.2021 12:29