Një shqiptar dhe persona të tjerë janë dënuar nga gjykata holandeze me nga 3 vjet burg secili për përfshirjen e tyre në trafik droge.kanabis ferme
Ata akuzohen për kultivim të plantacioneve të kanabisit. 48-vjeçari shqiptar bashkë me dy personat e tjerë e kishte kthyer shtëpinë e një të moshuari belg në një fermë kanabisi. Por, policia mundi të bjerë në gjurmët e tyre kur mori një denoncim nga pronari i shtëpisë se shtëpia e tij ishte dëmtuar.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën të fshehur shqiptarin në kopshtin e një pastori, që kishte shtëpinë ngjitur me fermën e kanabisit. Një nga personat që jetonte brenda shtëpisë ishte një 48-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në kopsht dhe pastori 72 vjeçar Raymond Decoster u përpoq që ta fshihte.
Kur pronari ka shkuar në vendngjarje, ai ka gjetur shqiptarin në kopshtin e shtëpisë dhe ka vënë re një erë të fortë kanabisi.
Më pas policia ka kryer kontrollin në banesë dhe rezultoi se të tre personat po kultivonin një plantacion me 800 bimë kanabisi. Vetë shqiptari ka rrëfyer para policisë se kishte tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin.
“Klienti im pranon se ishte thirrur për t’u kujdesur për bimët e kanabisit, por ai nuk kishte të bënte me qiranë e shtëpisë dhe ndërtimin e plantacionit të kanabisit”, është shprehur avokati i 48-vjeçarit shqiptar.
Shqiptari ka rrëfyer se kishte rreth tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin. Ai tha se nuk e dinte se kush fshihej pas plantacionit. Shqiptari u dënua me 36 muaj burg ndërsa një tjetër person të cilit iu gjetën gjurmët e gishtërinjve në plantacion dhe gruaja që kishte marrë shtëpinë me qira, u dënuan po me 36 muaj burg në mungesë.