Kryesia e re e PS dhe Sekretariati/ Rama propozon 14 kandidatë që do votohen në Asamble

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, do të zgjedhë sot anëtarët e rinj të Kryesisë dhe Sekretariatin, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik, dalë nga Kongresi zgjedhor.

Për 10 vende vakante në Kryesinë e PS-së garojnë 14 emra, mes të cilëve përfshihen edhe Vangjel Tavo, kryebashkiaku i Himarës, si dhe ministrat Igli Hasani dhe Pirro Vëngu.

Gjithashtu, në garë përfshihen edhe deputetët Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi dhe Toni Gogu. Jashtë Kryesisë socialiste, ngel ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ndërsa në listën e zonjave përfshihen ish-kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministret Anila Denaj, Albana Koçiu dhe Delina Ibrahimaj.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh se gjithsecili do të matet sipas detyrës, ajo do të përbëhet nga të zgjedhurit e drejtpërdrejtë nga Asambleja, Sekretarit ekzekutiv dhe drejtuesit e qarqeve.

Në fjalën e tij, kryeministri propozoi edhe dy nënkryetarë dhe Sekretarin e Asamblesë. Si kandidatë për zv.kryetarë të Asamblesë, janë propozuar Ilva Gjuzin dhe Besa Spahon, ndërsa për Sekretar Tonid Bejleri, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Shkodër.

Kandidatët për anëtarë kryesie:

-Burrat

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Igli Hasani

Pirro Vengu

Toni Gogu

Vangjel Tavo

 

-Zonjat

Albana Koçiu

Anila Denaj

Delina Ibrahimaj

Etlilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Lindita Nikolla

Klotilda Bushka

Sekretariati ekzekutiv

Blendi Klosi Sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri Sekretar i Organizmit të Zgjedhjeve

Evis Kushi Sekretare e Gruas

Milva Ikonomi Sekretare për Programin

Romina Kuko Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Roi Bashaj Sekretar për Rininë