Kryesia e PS sfidon SPAK-un, Artur Bushi rikandidohet në Krujë

Kryesia e PS ka vendosur se kush do të jetë kandidati i tyre në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa kanë dalë edhe emrat e qarkut të Durrësit, ku priteshin ndryshime në Krujë për shkak edhe se kryebashkiaku aktual Artur Bushi ishte thirrur për të dëshmuar në SPAK.

Ndërkohë që pritej një emër tjetër, duket se Rama dhe kryesia e PS kanë sfiduar SPAK-un duke rikandiduar Bushin për Krujën.

Emri i tij u shpalos përkrah Emiriana Sakos dhe Elton Arbanës së Shijakut. /albeu.com


Shtuar 25.03.2023 21:48