Kryente marrëdhënie me të mitur, arrestohet i riu në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 21-vjeçar për veprën penale “ Marrëdhënie seksuale ose homoseksulae me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Shtetasi K.T, banues në lagjen “5 Maji” dyshohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.

Materialet  i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh proceduan penalisht shtetasen L. B., 39 vjeçe, banuese në lagjen “Sporti” Gramsh, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kostatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 29.03.2022 11:43