Janë arrestuar dy përsona në Durrës, në kuadër të operacionit “Call me”, pasi akuzohen për mashtrim.
Në pranga kanë rënë shtetasit, Frenk Lumi, 26-vjeç dhe Desar Bano, 42 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.
Njoftimi i policisë:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen dhjetëra pajisje kompjuterike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, bazuar dhe në informaconet e siguruara në rrugë operative, nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Finanaciar në DVP Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Call me”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:F.L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com