Kryeministrja Ana Brnabic e pyetur se si e sheh rajonin në vitin 2023, tha për Tanjug se Serbia do të vazhdojë të jetë thellësisht e përkushtuar ndaj nismës Ballkani i Hapur dhe të gjitha nismave të tjera rajonale në këtë vit të ri.
“Pres me padurim futjen e identifikimit elektronik për të gjithë qytetarët si pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur. Perdorimi i lehtesuar i kartave te identitetit do të na lejojë të kalojmë kufijtë pa asnjë ndalese. Praktikisht tashme nuk ka kufij mes nesh. Do të kemi një fluks të papenguar në levizjen e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve”-u shpreh ajo.
Brnabić mezi pret të shohë pikat kufitare ku do të ketë një korsi të vetme të shënuar për kamionët dhe automjetet e pasagjerëve të vendeve të Ballkanit të Hapur.
“Mendoj se do të jetë një fillim krejtësisht i ri për Ballkanin, me këtë të rinjtë do të shohin se ne mund të krijojmë një të ardhme të re. Theksin e kemi vënë tek nisma e Ballkanit të Hapur, sepse ajo është “iniciativa jonë, autoktone, e nisur nga ky rajon”-përfundoi kryeministrja serbe.
Brnabić shprehu besimin se nismës “Ballkani i Hapur” dalëngadalë do t’i bashkohen edhe partnerë të tjerë nga rajoni.