Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Kamëz, ku ka inspektuar shkollën e rindërtuar ‘’Halit Çoka’’ në Kamëz.
Gjatë vizitës Rama ka mbledhur disa fëmijë të cilët sapo kishin mbaruar mësimin të cilëve dhe u ka kërkur të thërrisin së bashku ‘Rama ik’. Më tej ai ka vazhduar t’i “ngacmojë” fëmijët duke i pyetur se ku i kishin shoqet dhe nëse kishin mësim tani apo jo.
Në fund të bisedës me ta kryeministri Rama u la porosi fëmijëve të mirëmbajnë shkollën, ndërsa me ironi u tha që zhgarravina të bëjnë vetëm ‘Rama ik’.
Biseda
Rama: E keni dëgjuar atë Rama ik, bëjeni njëçik hajde, Rama ik, Rama ik. Hajde ta bëjmë bashkë, Rama ik.
Fëmijët: Luli ik
Rama: Jo, jo, jo, jo. Ku je mo king
Fëmijët: Falemidnerti për shkollën.
Rama: Faleminderit për shkollën? Ooooo, jo mo ça faleminderit. Është nderi im që ju të shkoni në shkolla si njësoj në gjithë Europën, këtu në Kamëz. Është nderi im
Fëmijët:Shumë faleminderit
Rama: :Ja përkthimi. I njef këta. Jepi një Iphone. Jepi një Iphone, dhe shihe sa mbrapa. Shihe Iphone 6. Po më përkthen këta ti mu. E di si janë këta. Po shoqet ku i keni? E morët për keq. Në shtëpi i keni? Po mësim nuk keni?
Fëmijët: Paradite
Rama: A mbaruat. Jeni tek shkolla e re? Jeni tek kjo tek Halit Çoka, shkolla. E patë sa e bukur, e madhe, fantastike. Jo me zhgarravina, vetëm Rama ik, Rama ik.