Kryeministri suedez: Nuk është befasi që Finlanda të anëtarësohet para nesh në NATO

Kryeministri suedez Ulf Kristerson ka thënë se nuk do të ishte ishte befasi që Finlanda do t’i bashkohej NATO-s para vendit të tij.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen pas Konferencës së Donatorëve për Turqinë dhe Sirinë që u zhvillua në Bruksel, ai tha se Suedia e respekton vendimin e Turqisë në lidhje me këtë temë.

“Disa ditë më parë ne ishim të vetëdijshëm për faktin se ekzistonte një mundësi që kjo të ndodhte. Finlanda dhe Suedia donin të bashkoheshin së bashku në NATO. Ne e kemi thënë këtë në shumë disa raste, por ne e dinim gjithashtu se secili nga 30 vendet anëtare të NATO-s duhej të merrte vendimet e veta. Kjo nuk ishte befasi. Nuk ishte zgjedhja jonë, por sigurisht që ne e respektojmë Turqinë kur marrim vendimin”, tha ai.

“Suedia është një vend më i sigurt tani se më parë dhe ne të gjithë besojmë se është mirë për sigurinë e rajonit që Finlanda po i bashkohet edhe para se Suedia të bashkohet. Por ne besojmë se do të bashkohemi shumë shpejt”, vuri në dukje Ulf Kristersson. /albeu.com


Shtuar 20.03.2023 22:39