Kryeministri Rama: Shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, shkruan se viti 2024 është shpallur si viti i Gjuhës Shqipe.

Në postimin e tij, kreu i shtetit ka publikuar një video të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ajo theksoi se arsimimi mbetet prioriteti i prioriteteve të qeverisë Rama.

Postimi:

“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe”, shkruan Rama.

“Sot është Dita Kombëtare e Arsimit, një ditë e cila drejton vëmendjen te rëndësia e edukimit si ura që përçon vlerat që bashkojnë kombet, që udhëheq paqen dhe progresin mes vendeve. Investimi në arsim mbetet prioritet mbi prioritetet”, shprehet Manastirliu.


Shtuar 24.01.2024 09:48