Kryeministri Rama: Përfundojnë 10.5 km në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë përfundimin e punës në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

Kreu i shtetit shprehet se;  “Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur”.

Punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, po vazhdojnë intensivisht dhe së shpejti ky aks do shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt Juglindjes së vendit, duke rritur edhe sigurinë rrugore.

Gjithashtu, kryeministri Rama, ka bërë me dije se kanë përfunduar 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë-Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina.

Ai ka publikuar disa pamje duke theksuar se në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur.

Postimi i kryeministrit Rama:

“Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur”,- shkruan Rama.


Shtuar 30.12.2023 11:27