Kryeministri Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat: Hapësirë e re moderne që i shtohet qytetit

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjete sociale disa pamje nga godina ndërsa shprehet se ofron kushte dinjitoze për 640 nxënësit dhe mësuesit.

Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat, tashmë është gati të hapë dyert për vitin e ri shkollor.

Postimi:

“Mirëmëngjes dhe me gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, gati për vitin e ri shkollor, me kushte të dinjitoze për 640 nxënësit dhe mësuesit, si dhe një hapësirë e re moderne që i shtohet qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 


Shtuar 28.08.2024 08:17