Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë një album me foto nga vizita e djeshme e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ditën e djeshme, u inaugurua edhe xhamia e Naazgjasë.
Rama e cilëson Erdogan “mik të madh të shqiptarëve”.
“Mirëmëngjes!
dhe me FotoALBUMIN e vizitës së një Miku të Madh të Shqipërisë e shqiptarëve dje në Tiranë,
ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.
Erdogan vizitoi të enjten Tiranën, ku u prit në një ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj, me të cilin zhvilloi edhe një takim në presidencë.
Më pas, ai iu drejtua kryeministrisë për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa mbajtën edhe një deklaratë të përbashkët për mediat.
Vizita u përmbyll me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku presidenti turk u shpreh se objekti do të jetë “simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes dy vendeve”.