Ish-kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka reaguar pas zgjedhjes së Dritan Abazoviç në krye të qeverisë së Malit të Zi.
Basha është shprehur se ky është një moment historik për kombin shqiptar.
Komentet Basha i ka bërë përmes një postimi në Twitter.
LULZIM BASHA NË TWITTER:
“Urimet më të përzemërta @DritanAbazovic për votëbesimin nga Parlamenti si Kryeministër i Malit te Zi. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugëtimin evropian të Malit të Zi dhe moment historik historik për kombin shqiptar. Të priftë e mbara @DritanAbazovic!”/albeu.com/