Kryeministri i Polonisë, Çekisë dhe i Sllovenisë takohen sot me presidentin Zelensky në Kiev

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë do të takohen ditën e sotme në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenksy.

Zyra e kryeministrit polak, njoftoi se kryeministri Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Jarosław Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Jansha do të vizitojnë kryeqytetin ukrainas si përfaqësues të Këshillit Evropian.

“Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, thuhet në deklaratë.


Shtuar 15.03.2022 09:40