Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se askush nuk e përmend Gërdecin dhe 26 të vrarët e tij.
Sipas Hoxhës, sot në memorialin kushtuar atij ishin vetëm familjarët e viktimave dhe asnjë qeveritar apo opozitar.
Hoxha kujton se Berisha si kryeministër i asaj kohe deklaroi se ishin interesa serbo-ruse ato që e kishin shkaktuar tragjedinë, pasi nuk donin antarësimin e Shqipërisë në NATO.
“E mbani mend Gerdecin?!
Po 26 te vraret e shperthimit apokaliptik?!
Po ATE kryeministrin, qe nuk njihte baxhanakun?!
Po ATE tjetrin, qe sot eshte kryeminister dhe i rrihte shpatullat atij, qe nuk njihte baxhanakun?!!!
Kane kaluar vetem 14 vite nga ajo dite kobzeze, por politikanet tane bejne sikur e kane harruar.
Sikur nuk ka ndodhur kurre…
Sot, ne memorialin kushtuar kesaj tragjedie, ishin vetem familjaret e viktimave…
Asnje qeveritar. Po asnje per be…
Asnje opozitar. Po asnje fare…
Asnje politikan. Po hic fare nuk pati…
Asnje deputet, po kokerr nuk shkoi…
Gerdecin nuk e mban mend njeri.
Ndersa qeveria dhe politikanet merren me luften dhe viktimat ne Ukraine, kane harruar luften tone dhe viktimat e tyre ne Gerdec.
Nuk na bombardoi Putini, edhe pse ne ate kohe ashtu u tha. Qeveria dhe kryeministri i kohes Sali Berisha, thane se ishin interesa serbo-ruse qe nuk donin anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ato qe shkaktuan Gerdecin dhe 26 te vraret e tij.
Fiks siç thote Rama per protestat e sotme, jane interesa serbo-ruse ato qe duan destabilizimin e vendit.
Ne te vertete si dje, si sot, jane interesat e pushtetit dhe politikes sone kriminale, qe bombarduan Shqiperine dhe masakruan jetet e shqiptareve te pafajshem.
Prandaj sot,
as kryeministri ne detyre,
as ish-kryeministri qe nuk njihte baxhanakun,
as presidenti qe nuk le event “patriotik” pa dekoruar, as rilindasit e Rames,
as PD-ja e Bashes,
as Foltorja e Berishes,
nuk e thane qofte nje fjale te vetme per viktimat e pafajshme te krimeve te tyre te luftes…
Harrojne pushtetaret, harrojne politikanet, por nuk harron toka e atdheut, qe mban brenda kufomat e krimeve te tyre”, është shprehur Hoxha./albeu.com/