Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të forta ndaj liderit demokrat Lulzim Basha.
Kryemadhi e ka cilësuar Bashën si të pabesë. Teksa foli për zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi tha se u ndodhën përballë sfidave me bandat, pabesinë dhe në partneritet me një armik në krah.
“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë.
Me një partneritet që e kishin armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pasha elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”, tha Kryemadhi.
Ajo tha se pas 25 prillit do kërkonin ndryshime legjislative në mënyrë që sipas saj pushteti t’i kalojë parlamentit. Kryemadhi theksoi se sot parlamenti është kthyer në një teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë, duke iu referuar këtu Bashës dhe Ramës.
“Ne do kërkonim pas 25 prillit për një konsultim të gjerë me të gjithë publikun. Do të mund të realizonim një ndarje të ndershme ku vota e çdo qytetari të ishte e barabartë. Do donim të realizonim përmes të rinjve pastrimin e jetës politike për ta dekriminalizuar atë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale. Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare. Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë”, u shpreh ajo./albeu.com/