Kryemadhi kërkon 10% të fondeve të Partisë së Lirisë? Depoziton në Kuvend nismën ligjore

Deputetja Monika Kryemadhi, e cila aktualisht është në proces divorci me bashkëshortin e saj, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon angazhimet politike dhe partiake. Mësohet se Kryemadhi kërkon ndryshime ligjore që u japin forumeve të grave automatikisht 10% të buxhetit shtetëror për fushatat zgjedhore.

Bëhet me dije se Kryemadhi ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon garantimin e financimit të veçantë të fushatave zgjedhore të kandidateve gra. Në projektligj thuhet se “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave te grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse”.

Kryemadhi e sheh këtë si një mënyrë që gratë në politikë të fuqizohen dhe të ecin përpara sipas meritokracisë.


Shtuar 8.10.2024 20:13