Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, është dekoruar nga shoqata atdhetare “Tomorri” me titullin më të lartë të nderit.

Në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura publike, Baba Mondi, u nderua me titullin e lartë nga kjo shoqatë për kontributin e tij të paçmuar për vendin dhe harmoninë fetare.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave i ka dorëzuar titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”, kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, teksa është shfaqur dhe një dokumentar për veprimtarinë dhe figurën e kreut të bektashinjve.