Kryebashkiaku në burg, Arbjan Mazniku zbulon arsyen se nuk folur kur u arrestua Erion Veliaj

Arbjan Mazniku gjatë një interviste në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, foli për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mazniku tregoi se përse qëndroi i heshtur në ditët e para të arrestimit të Veliajt.

Roland Qafoku: Si e përjetuat momentin kur pate që zoti Veliaj, miku juaj i vjetër, bashkëpunëtori juaj i ngushtë, u arrestua nga SPAK-u?

Arbjan Mazniku: Në mënyrën më të tmerrshme. Veliaj ka bërë një punë të jashtëzakonshme për qytetin e Tiranës dhe është një mik shumë i mirë. E gjithë ngjarja në vetvete ka qenë shumë traumatike, por gjëja e duhur për të thënë është që ka folur PS-ja për këtë çështje dhe pozicioni i kryeministrit Rama ka qenë i qartë dhe konsistent për këtë çështje.

Një ndër arsyet përse nuk fola kur u arrestua, është sepse Erionin e kam mik të ngushtë dhe çdo fjalë e imja do ishte objektive dhe e anshme.

Roland Qafoku: E keni vizuar në qeli?

Arbjan Mazniku: Jo nuk na lejohet ta vizitojmë. Lejohen vetëm familjarët, është e shkruar në ligj. Por kam takuar zonjën Xoxa dhe vëllanë e Veliajt.


Shtuar 23.04.2025 10:07